Mjeku Lluka Heqimi tha në studion e MCN Informacion se gara e Giro d’Italia është pritur jashtëzakonisht duke ku ndër të tjera përkoi dhe me 100 vjetorin e çiklizmit shqiptar.
E pritëm jashtëzakonisht mirë. Ishte lajm që vinte në kohën e duhur. Përkonte me 100 vjetorin e çiklizmit shqiptar.
Heqimi tha se është e nevojë që qeveria të ndërtojë një pistë për çiklizmin pasi do i jepte një hov të madh këtij sporti në Shqipëri.
Sa i përket kushteve të çiklizmit në Shqipëri. Planet e qeverisë janë të çuditshme për të bërë një pistë automobilistike, motoçiklistike por ne duam një pistë të çiklizmit. Kjo është gjë e shpenzueshme që të t’i mbledhë të gjithë. Aty mund të vijnë dhe prindërit që shohin fëmijët e tyre që rrotullohen, duhet të ketë siguri të plotë. Kjo do t’i japë një hov të madh çiklizmit në Shqipëri.
Iu kushtua Giro d’Italia. Që ta marrin vesh se kush është Shqipëria, çiklizmi shqiptar.
Çiklizmi shqiptar konkurron, nëse bëjmë një podium me 3-4 vende Shqipëria është në podiumin e Evropës.
Kemi shkuar në Evropë me çiklizmin, por nuk e kemi mbajtur mite
0 Comments: