Aldi Shehu, komisar çiklizmi tha në studion e MCN Informacion se Federata Shqiptare e Çiklizmit është përfshirë në një farë niveli në organizmin e Giro d’Italia.
Sipas Shehut, organizatorët kanë nevojë për informacion lokal dhe se nga ana teknike gara shkoi shumë mirë.
Ajo që na bën të lumtur, përveç turizmit, përveç impaktit që pati Shqipëria në sytë e botës, mua më vjen mirë që u përfshimë në një farë niveli në organizmin e Giro d’Italia.
Federata Shqiptare e Çiklizmit dhe unë si komisar personalisht ishin të përfshirë në ditën e dytë, në garën e kronometrit individual.
Kjo tregon që sido të vijë organizimi ata kanë nevojë për informacion lokal nga federata që në bërjen e itinerarit që federata ka ndihmuar e deri në koordinimit që ka bërë mes MAS dhe RCS Sport.
Nga ana teknike gara shkoi shumë mirë.
0 Comments: