MC Networking

Në ditën e Samitit të Komunitetit Politik Europian, Berisha thërret protestë për mos njohjen e zgjedhjeve

Në ditën që në Tiranë mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, kryedemokrati Sali Berisha thërret protestë për mos njohjen e zgjedhjeve.

Protesta e njoftuar nga Berisha do të mbahet më 16 prill në orën 17.00, siç njoftoi ai në një komunikim për mediat ditën e sotme.

Fibank

Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevardin e Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet.

Protesta do të jetë paqësore. Ne garantojmë se nuk do ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj as moral për votën dhe vullnetin e qytetarëve të tij.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top