MC Networking

Berisha: Zgjedhjet u diktuan nga krimi, bandat patronuan 30 deputetë të mazhorancës. Blerje masive votash

Zgjedhjet e 11 majit u diktuan që të gjitha nga krimi, bandat kriminale të qeverisë, ishin aktive në dhjetë qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki të vendit, dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale.

Kështu tha kryedemokrati Sali Berisha në një komunikim për mediat, duke deklaruar se këto zgjedhje u dominuan si asnjëherë më parë nga vrasës, trafikantë dhe dhunues.

Në vijim shtoi se zgjedhjet e 11 majit, u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri.

Fibank

Skenat që ju patë në Vorë, ku banda e Xhabaftit diktoi në mënyrë të dhunshme vullnetin e qytetarëve të Vorës, në të cilat zgjedhje kryebanditi Blendi Xhabafti mori vota dhjetë herë më shumë se kandidati i dytë në lista.

Kuptoni vetë se si janë zhvilluar zgjedhjet. Por skena si Vora ishin të zakonshme në një seri qarqesh dhe bashkish të tjera Durrës, Peshkopi, Elbasan dhe zona të tjera.

Në çdo aspekt këto ishin zgjedhjet më të grabitura, më të plaçkitura më të dhunuara në tërë historinë elektorale të Shqipërisë pluraliste.

Kurrë ndonjëherë bandat nuk kanë sjellë kaq shumë përfaqësues të tyre në parlamentin shqiptar sa në këtë parlament, nga Veriu në Jug.

Zgjedhjet e 11 majit, u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri.

Zarfi me 100 euro i dërguar në mes të fushatës elektorale dhe amnistia prej 200 milionë euro gjoba dhe kamata nga viti 2025, është blerja publike më e fuqishme që ka ndodhur në historinë e vendit.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top