MC Networking

Votat preferenciale/ Në Gjirokastër kryeson Tërmet Peçi, në Elbasan pritet surprizë Sara Mila

Ka nisur procesi i numërimit të votave preferenciale në disa nga qarqet e vendit. 

Korrespondentja Jonida Qirko bën me dije se "më i votuari nga radhët e socialistëve në Gjirokastër është kandidati Tërmet Peçi me 6506 vota". 

I dyti në renditjen e Gjirokastrës është Piro Dhima 3219 vota. 

Gazetarja Entela Duka tha në një raportim për edicionin e lajmeve në MCN TV se në Elbasan pritet që surprizë në vota të jetë Sara Mila. 

Fibank

Gara është e hapur pasi janë dy ish-deputetë Spaho dhe Tahiraj, sikurse Hasalla i Peqinit. Surprizë ka qenë kandidatja e PS në radhët e të rinjve Sara Mila. Në perceptimin e numërimit të subjekteve është një nga emrat që ka spikator në monitor. Pritet të jetë surpriza e Elbasanit në këto zgjedhje".

Korrespondentja e MCN TV nga Durrësi Ervina Garo bën me dije se:

Emrat që spikasin për tre mandate janë Arkend Balla, Ani Dyrmishi dhe Dorina Laçi. Në PD emri më i lakuar është ai i prokurorit Ndoja dhe Ullirit”.

Korrespondenti Jul Simoni bën me dije se në qarkun e Lezhës, sa i takon listës së hapur të PD-së, "kryeson Gjin Gjoni, i ndjekur nga Aleksandër Lala dhe Kastriot Piroli. Ndërkaq në PS favoritë janë Pranvera Skana, e ndjekur nga Admir Kadeli".

Në Vlorë nga socialistët më i votuari është Ardit Bido, i ndjekur nga Vasil Llajo dhe Damian Gjiknuri. Nga radhët e demokratëve kryeson Petro Gjikuria, i ndjekur nga Matilda Qurku. 

Socialisti Ilirian Pendavinji është kandidati më i votuar në qarkun e Korçës. 

 

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top