Avokati Redon Meksi thotë se opozita nuk arriti të demokratizojë zgjedhjet duke e bërë fajtore për rezultatin e arritur nga votimi i së dielës.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se bashkë me mandatet e Tom Doshit, Partisë Socialiste i lind e drejta që të ndryshojnë çdo kod në Shqipëri.
Më vjen keq për Shqipërinë, jo për Partinë Demokratike në vetvete.
Shqipëria ka një shumicë tej mase të fuqishme, Partia Socialiste bashkë me Tom Doshin bën 85 deputetë dhe i lind e drejta të ndryshojë çdo kod në Shqipëri.
I është dhënë një armë shumë e fuqishme Edi Ramës në këto zgjedhje.
Zhvillimet ekonomike nuk kanë ardhur prej cilësisë së lartë qeverisëse të Ramës, por qytetarët kanë punuar, investuar dhe vendi është zhvilluar.
Edi Rama ka marrë më pak vota në përqindje se sa në 2021, pa diasporën, por është Partia Demokratike që nuk ka marrë vota.
PD nuk arriti të ulej në tavolinë as me Adriatik Lapaj, as me Agron Shehaj, nuk arriti të fusë njerëzit e duhur në lista.
Kemi një armik të madh ne opozitarët, Edi Ramën, që për mua është tigër letre, që e mund Berishën dhe PD sa herë që ka zgjedhje, pasi nuk lejojnë mendim ndryshe brenda partisë dhe riorganizim.
Berisha kishte mundësi që të tërhiqej, por përzuri këdo që mendonte ndryshe, nuk e bashkoi opozitën. Unë bëj fajtore opozitën fajtore për zgjedhjet.
E vetmja rrugë që opozita ka është reformimi i menjëhershëm.
Statuti përcakton ndërprerjen e mandatit të kryetarit në rast mos fitimi të zgjedhjeve dhe nuk i lejohet të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.
Nëse nuk zbatojnë statutin e partisë së vetë, mos të ankohen se Edi Rama nuk zbaton rregullat.
Nëse nuk hapet partia, nuk futet mendimi ndryshe, më keq do shkojnë zgjedhjet e ardhshme. Opozitarizmi nuk do vdesë me Berishën.
Nëse bashkojmë forcat e vogla me PD-në, dalin 18 me 18. Por nuk arritën dot të dalin mbi egon e vetë, të gjithë këta.
Anëtarët e PD e kanë çelësin në dorë, jo Berisha. Anëtarësia e PD ka njerëz shumë të mirë dhe shumë të aftë.
Ka zarat e vegjël që e mbajnë Berishën, jo anëtarësia. Duhet analizë nga e para, pse humbi PD.
0 Comments: