MC Networking

Arrestimi i babait të kandidates së PSD për blerje votash në Fier, njoftim zyrtar nga SPAK

Limonera Bozha

SPAK del me deklaratë lidhur me arrestimin e babait të kandidates së PSD-së së Tom Doshit në Fier, Limonera Bozha, i akuzuar për blerje votash.

Mbi bazën e hetimeve të kryera, deri tani është krijuar dyshimi i arsyeshëm, se më datë 8 maj, rreth orës 10:00, shtetasi Pandeli Bozha është takuar me shtetasin V.L në banesën e këtij të fundit dhe i ka kërkuar mbështetje për vajzën e tij, kandidate për deputete e një subjekti politik në zgjedhjet e 11 Majit 2025.

Fibank

Në këmbim të mbështetjes, shtetasi Pandeli Bozha i ka ofruar shtetasit V.L një shumë parash dhe një fletë të ngjashme me atë të votimit, ku me ngjyrë portokalli, ishte shënuar emri i kandidates që duhej të votohej.

Gjatë kontrolleve të kryera është sekuestruar fleta e ngjashme me atë të votimit dhe një kartmonedhë.

Nga hetimi rezulton se shtetasi V.L. ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, ndërsa shtetasi Pandeli Bozha dyshohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Më datë 12 maj, në orën 02:00 është ekzekutuar urdhri i prokurorit të posaçëm për ndalimin e shtetasit, Pandeli Bozha, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë shtetasi, V.L.

Hetimet vijojnë për të verifikuar raste të tjera të shitblerjes së votës nga shtetasi, Pandeli Bozha.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top