MC Networking

KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje 42,16%. Më e larta në Dibër, më e ulëta në Vlorë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat për pjesëmarrjen në mbyllje të procesit të votimit. Në të gjithë vendin kanë marrë pjesë në votim 42.16 për qind e votuesve me të drejtë vote.

Pjesëmarrja më e lartë është shënuar në qarkun e Dibrës, me 50.10 për qind të shtetasve me të drejtë vote, që kanë votuar.

FibankPjesëmarrje të lartë ka shënuar edhe Kukësi me 46.15 për qind e qytetarëve. Po ashtu, pjesëmarrje e lartë është regjistruar edhe në Tiranë.

Qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime është Vlora. Ndërkohë, kanë votuar 79.24 % e votuesve të diasporës.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top