MC Networking

Mbyllet fushata/ Berisha: Votoni ndryshimin! Rama: Marrim 78 mandate, ngjitemi bashkë në BE

Dy forcat kryesore të cilat pretendojnë mandatin e ardhshëm qeveritar mbyllën mbrëmjen e së premtes fushatën elektorale, për t’ia lënë vendin të shtunës së heshtjes zgjedhore.

Nga “Bulevardi i ri”, lideri i opozitës Sali Berisha kërkoi votën për Partinë Demokratike, ndërsa Kryeministri Edi Rama kërkoi nga “Parku Olimpik” mandatin e katërt qeverisës.

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se vetëm një ditë ndan nga dita e vendimit në të cilit do të jepet shansi për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga diktatura që e shkretoi, varfëroi dhe izoloi më shumë se çdo regjim tjetër në kohëra.

Fibank

Në datën 11 maj votoni ndryshimin, sepse vota juaj do të jetë para se gjithash votë për dinjitetin tuaj, sepse vota juaj do të jetë gjithashtu votë për të ndëshkuar ata që pa mëshirë dhe mënyrën më çnjerëzore ju poshtëruan dhe ju detyruan ju njerëz fisnikë të qani me lot të ftohta mjerimi.

Në 11 maj ju votoni dhe brenda 100 ditëve në Shqipëri nuk do të ketë pension nën 200 euro dhe gjithë pebnsionistëve të tjerë do iu rritet pensioni 20%.

Berisha u zotua se Partia Demokratike në pushtet do të vendosë marrëdhëniet më miqësore, bashkëpunimin më të ngushtë me administratën e presidentit Donald Trump në të gjitha fushat.

Nga ana e tij Kryeministri Edi Rama u zotua se Partia Socialiste do të marrë së paku 78 mandate dhe u zotua se askush nuk do e ndalojë ngjitjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ata thonë se nuk mundemi dot me vota, dhe unë jam dakord me ta, se të marrësh më shumë vota se ne duhet të jesh më i mirë se ne.

Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne kam frikë se duhet të presim sa të dalin nga materniteti se në sheshet e Shqipërisë... ëhëëë.

Ne edhe artimetikisht do të ngjitemi më lart, më e pakta 78 mandate.

Unë nuk besoj se është rastësi dhe nuk besoj se është rastësi që jemi sot këtu në 9 maj, në ditën e Europës për të thënë fjalën e fundit të këtij rrugëtimi dhe pastaj për të shkuar së bashku me shumicën dërmuese të shqiptarëve në kutitë e votimit, për të firmosur aty marrëveshjen tonë të madhe për Shqipërinë në BE.

Ne jemi bartësit e palëkundur të shpirtit europian të Shqipërisë dhe askush nuk do e ndalë dot ngjitjen tonë në Bashkimin Europian.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top