MC Networking

Mbyllja e fushatës së PD/ LaCivita: Shqipëria në udhëkryq, pushoni nga puna Edi Ramën

Nga “Bulevardi i ri” në mbyllje të fushatës elektorale, drejtuesi amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita kërkoi votën për Partinë Demokratike dhe liderin e saj Sali Berisha.

Ai deklaroi se Shqipëria është në udhëkryq dhe nuk mund të lejojë edhe një mandate tjetër të Edi Ramës.

Fibank

Korrupsioni, gjendja e vështirë ekonomike që ka shkatërruar familjet, të gjitha që përkufizon lumturinë tuaj Edi Rama ua ka marrë.

Por ju keni tani një shans historik, një shans që të tregoni se populli shqiptar e refuzon politikë e së shkuarës, se nuk do të intimidoheni dhe nuk do të rreshtoni se luftuari për familjet tuaja.

Kjo ndodh vetëm nëse shkoni të votoni. Merrni me vete familjarët, miqtë dhe fqinjët dhe pushoni nga puna Edi Ramën.

Në Shqipërinë e re me Berishën, do të keni një njeri që ka shpëtuar jetë. Pse të mos e vendosni besimin tuaj te një mjet që do të shpëtojë të ardhmen e Shqipërisë.

Me një plan real që do të rregullojë ekonominë dhe do t’i japë fund korrupsionit. Me një plan real që do të përmirësojë jetën tuaj.

Votoni për të ardhmen tuaj, për mbështetjen tuaj dhe zoti e bekoftë Shqipërinë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top