Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, shpreh keqardhje që në ditën e fitores në Paradën e Moskës munguan liderët e Bashkimit Europian.
Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai tha se është trishtueshme që kjo ngjarje nuk festohet nga të gjitha vendet aleate dhe shprehet se çështja e Ukrainës i ka ndarë dhe jo idealet e antifashizmit.
Antifashizmi mbetet dhe sot e kësaj dite një vlerë që duhet respektuar. Mungesa e prezencës së udhëheqësve perëndimorë, është për të ardhur keq, që në një moment të tillë, europianët dhe bota nuk janë bashkë kundër së keqes që përballuan dikur.
Kjo dëshmon se vlerat që ndajnë nuk janë ato të para ca viteve. Nuk u bë gjest, një deklaratë për të përkujtuar përfundimin e luftës së dytë botërore, është një ngjarje e madhe epokale për të gjithë botën.
Ne të Shqipërisë, institucioneve tona, i takonte qoftë dhe një deklaratë e shkurtër vlerësuese për fitoren kundër fashizmit. Pse nuk e bëjnë?
Unë e ndaj mes mungesës së realizmit politik dhe nuk dua të them dhe injorancës historike. Pa 9 majin e 1945, nuk do të kishte 9 maj të 1950.
Ndaj duhen respektuar këto ngjarje historike dhe për hir të kontributeve që janë dhënë, nuk duhen anashkaluar.
Shqipëria si një vend anëtar i Bashkimit Europian dhe i NATO-s, patjetër që do të ndjek një politikë të përbashkët që mban Bashkimi Europian dhe NATO.
Është normale për Shqipërinë që të mbajë qëndrimin që mban NATO dhe BE.
0 Comments: