Partia Socialiste dhe Partia Demokratike mbyllin njëkohësisht fushatën mbrëmjen e sotme, për t’ia lënë vendin heshtjes zgjedhore gjatë së shtunës, deri kur mëngjesin e së dielës do të hapen kutitë e votimit.
Gazetarja e MCN TV Oliverda Allmuça raportoi nga Parku Olimpik në Tiranë aty ku Partia Socialiste bën mitingun përmbyllës.
Janë 10 mijë karrige të vendosura në fushën e futbollit për simpatizantët e Partisë Socialiste që kanë vendosur të mbështësin nga afër partinë e tyre një ditë para heshtjes zgjedhore.
Ndërsa në “Bulevardin e ri” pranë ish-Stacionit të Trenit, gjithçka duket gati për eventin përmbyllës elektoral të Partisë Demokratike.
Fushata e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” mbyllet mbrëmjen e sotme me fjalimet e liderëve kryesorë të opozitës.
0 Comments: