Dom Kreshnik Ivani tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se Papa Leone flet përmes simboleve dhe se çdokush nga ne mund ta gjejë veten tek mesazhet e tij.
Sipas Dom Kreshnik Ivanit, Papa Leone e njeh Shqipërinë shumë mirë.
Papa po flet në mënyrën jo të drejtpërdrejtë për situatat në të cilën jetojmë. Flet përmes simboleve. I ka përmendur edhe dje dhe sot. Dje ka folur për mospranimin e Krishtit dhe kishës në disa situate të botës së përditshme.
Dje na ftoi të ndërtojmë ura dialogu me të gjitha situate që ne shohim çdo ditë me të tjerët, me vëllezër të ndryshëm. Papa po flet pa hyrë në detaje dhe secili prej nesh mund ta gjejë veten.
Papa po na flet pa hyrë në detaje është një e folur që secili nga ne mund ta gjejë veten në këtë mënyrë të folurit të Papa Leonit.
Ka përmendur që ka disa situata në botë që kanë nevojë për dritën e Krishtit.
Ne gjendemi në një luftë të brendshme shpirtërore për përmirësimin e jetës sonë të përditshme
Papa, mënyra si kemi pritur të flasë qartë, po flet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Secili prej nesh mund ta pranojë dritën se të gjithë ne kemi një pjesë të errësirës brenda vetes.
Nga ajo që mora vesh është se ai e njihte Shqipërinë shumë mirë, e njihte mirë dioqezat tonë, gjithë ipeshkvninë me emra. Është i mirinformuar për Shqipërinë. Jam i sigurt që e ka njohur Shqipërinë që kur ka hyrë tek agostinianët. Se agostinianët kanë një lidhje shumë shpirtërore me Shqipërinë.
0 Comments: