Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë në studion e emisionit “MCN Economy” se në 10 vite janë investuar 120-130 miliardë euro në sektorin e ndërtimit, ndërkohë që po në këtë periudhë kohore PBB-ja e vendit ka qenë 200 miliardë euro.
Më tej Buxhuku thotë se kjo tregon që para informale kanë ardhur nga jashtë dhe kanë investuar në këtë sektor.
Janë investuar në 10 vite 120-130 miliardë euro në sektorin e ndërtimit, këtë e ka bërë një ekonomi që në dhjetë vite nuk ka prodhuar më shumë se 200 miliardë euro pasuri. Kaq e vogël është në total.
Sado të mëdha të jenë kapacitete e bankave shqiptare për të përligjur këtë sasi të pabesueshme investimi prej 120-130 miliardë euro i bie sikur të duash të mbulosh Everestin me çarçaf.
Buxhuku ngriti dyshimin se mos bankat vetë kanë filluar të tolerojnë futjen e kapitaleve me risk në arkat e tyre.
800 milionë euro përballë 120 miliardë euro investim në ndërtim është asgjë, është më pak se 1%. Problemi madh është që e dyfishon problematikën shprehja e kryeministrit që thotë se bilancet e kompanive të ndërtimit tani janë të ligjshme se po i drejtohen bankave. Lind një problem tjetër i madh. Si ka mundësi bankat gjithnjë e më shumë po marrin pjesë dhe paskan aftësi në rritje të kapacitetit të tyre për të kredituar kompanitë e ndërtimit. Mos vallë bankat vetë kanë filluar të tolerojnë futjen e kapitaleve me risk në arkat e tyre? Mos vallë është një rrjet i madh kompanish që kanë lindur në Shqipëri dhe jetojnë në Shqipëri jo për nxitje të tregut, por për të justifikuar zbardhjen e parave të dyshimta.
0 Comments: