Pavarësisht 13 përpjekjeve, deputetët në Kosovë nuk arritën të konstituonin Kuvendin e Kosovës as sot.
Ngërçi politik vazhdon, duke u përshkruar në përpjekjet për votimin e komisionit parlamentar për votim të fshehtë.
Në seancën e sotme, 56 deputetë ishin pro krijimit të komisionit, ndërsa një deputet kundërshtoi.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, konfirmoi rezultatin dhe njoftoi se Kuvendi do të mblidhet përsëri më 11 maj.
Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit ka hyrë në një ngërç të thellë, pasi shumica nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për ta miratuar kandidaturën e Albulena Haxhiut.
0 Comments: