MC Networking

“Nuk shkel më në Shqipëri”. Këngëtari i njohur grek, akuza Tavos dhe Ramës

Hapja e sezonit turistik në Himarë në datat 2 dhe 3 maj është kthyer në çështje diskutimi në mediat e vendit fqinj, nisur nga një reagim i këngëtarit të njohur, Christos Mastoras, i cili tha se prania e tij u shfrytëzua politikisht nga kryeministri Edi Rama duke e kthyer aktivitetin në dekor për fushatën zgjedhore të Partisë në pushtet.

Vëtë këngëtari sqaron se nuk ishte i informuar që koncerti ishte i motivuar politikisht, pasi për këtë kishte marrë të gjitha garancitë nga krybashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo.

Më vjen keq të konstatoj se garancitë që aktiviteti nuk do kishte motive politike ishin një karrem që e hënga si idiot. E gjeta veten të mashtruar dhe të akuzuar në një lojë politike ku humbës janë vetëm njerzit për të cilët unë këndoj. Ndoshta është koncerti im i parë dhe i fundit në Shqipëri... ‘Përça dhe Pushto’ është hiti më i përjetshëm i të gjitha kohërave.

Mastora sqaron më tej në reagimin e tij se këngëtari theksoi se kishte pasur shumë presion për të kënduar në koncert dhe se vendosi të marrë pjesë me kusht që honorari i tij të shkonte për Shtëpinë e Fëmijëve në Dropull dhe Spitalin e Fëmijëve të Tiranës, ku ai vetë ishte shtruar në spital kur ishte i vogël.

Megjithatë, fakti që kryeministri i Shqipërisë e përshëndeti fillimin e eventit, por gjithashtu kaloi kaq shumë kohë duke e promovuar koncertin në mediat sociale, ngriti pyetje edhe më të mëdha mbi përdorimin për qëllime elektorale të njerëzve të ftuar në këtyë aktivitet për të cilin Bashkia e Himarës shpenzoi më shumë se 100 mijë euro.

Madje mediat e vendit fqinj kanë kryqëzuar edhe kryebashkiakun e Veriut të Korfuzit, të cilit kryeministri Rama iu drejtua me elozhe gjatë aktivitetit në fjalë, aq më tepër kur organizator i eventit ishte Vangjel Tavo, i cili për Athinën zyrtare është një kryebashkiak i emëruar politikisht nga Edi Rama pas burgosjes së Fredi Belerit.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top