Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të dhjetë këtë të shtunë që të përfundojë konstituimin.
Sadri Ramabaja, drejtues i Institutit për Gjeopolitikë tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se kjo situatë tregon se sistemi politik në Kosovë ka dështuar dhe se është e nevojshme të rishikohet Kushtetuta.
Të dyja bashkë dhe krizë dhe lojë nervash. Janë shenjat e dështimit të sistemit politik tët Kosovës që ka prodhuar një Kushtetutë që është në shpërputhje me interesit jetik të 93% të qytetarëve të vendit.
Nëse është diçka pozitive që ka sjellë kjo sagë është shpërfaqja e këtij dështimi të sistemit politik.
Sipas gjitha gjaseve do të detyrohemi të rishikojmë me urgjencë edhe Kushtetutën që e ka federalizuar de facto Kosovës duke i garantuar 20 vende pakicave dhe duke bërë 1 deputet të një minoriteti që nuk arrin as 1% më të vlefshëm se gjithë deputetët shqiptarët, dhe të gjejmë zgjidhje praktike se edhe Kushtetuta edhe vendimi ligji i 2014 e kanë ngatërruar çështjen e rëndomtë të zgjedhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Sipas Ramabajës, kjo betejë mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Preteksti është tek kryesuesi i Kuvendit, por beteja po bëhet për qeverinë e Republikës së Kosovës, për drejtuesin e qeverisë së republikës.
Kjo betejë duket se mund ta shpjerë vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme.
0 Comments: