MC Networking

'Lufta' për mandatet në Tiranë/ Kume: Partitë e reja janë kthyer në shqetësim për forcat kryesor politike (VIDEO)

Ndërsa jemi shumë pak ditë larg zgjedhjeve, klima politike po tensionohet, dhe me të edhe retorika dhe premtimet elektorale, veçanërisht nga partitë e reja që janë futur në garë përballë partive me përvojë të gjatë politike.

Gazetari Mariglen Kume, i ftuar në “MCN Live”, analizon faktin se risia kryesore e këtyre zgjedhjeve janë pikërisht partitë e reja, të cilat janë shndërruar në një shqetësim serioz për dy forcat kryesore politike.

Fibank

 Sipas tij, në garën për mandatet në Tiranë, ato mund të luajnë një rol vendimtar.

Sa i përket mandateve në Tiranë, e para që është risia e gjësë është se partitë e reja mund të jenë aktorët që për herë të parë mund të marrim vota të cilat mund të përkthehen edhe në mandate.

Partitë e reja mund të jenë për herë të parë aktorë që jo vetëm marrin vota, por që këto vota mund të përkthehen në mandate. Kjo i bën ato një faktor të rëndësishëm në këto zgjedhje.

Kume shton se ndryshimi i pritshmërive dhe sondazhet tregojnë një rritje të mbështetjes për këto parti.

Partitë e mëdha kanë nisur të ndiejnë presion, sepse përveç votës që humbin nga zgjedhësit e zhgënjyer, tashmë përballen edhe me konkurrencë të re që i ka trazuar llogaritjet e zakonshme elektorale.

Kjo situatë është veçanërisht e ndërlikuar në Tiranë, ku përplasja për mandatet është më e fortë.

Shumë prej partive të reja kanë lindur nga brenda strukturave ekzistuese politike, prandaj partitë tradicionale llogarisin se nga kush u merret vota. Por realiteti në terren mund të jetë ndryshe nga parashikimet që bëjnë drejtuesit e partive.

Teksa afron data e zgjedhjeve, pritshmëritë rriten nga të gjitha palët. Risi e padiskutueshme e këtyre zgjedhjeve është pjesëmarrja e partive të reja, të cilat pritet të ndikojnë dukshëm në rezultatin final, veçanërisht në zonat urbane si Tirana.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top