MC Networking

Kontrata e lobimit të PD/ Bushati: Të kritikojë Rama dhe militantët e tij se opozita përdor para të pista, kulmi i pafytyrësisë

Analisti Andi Bushati, për kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thotë se kritika mund të zërë vend për dyshimin e origjinës së parave, por thotë se a kush e bën kritikën.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se nëse “non grata” e Sali Berishës ka qenë produkt i një lobimi a duhet që për ta hequr të bëhet një lobim tjetër.

Sipas tij, të kritikojnë apo të shajnë dhe shantazhojnë Edi Rama dhe militantët e tij se opozita po përdor paratë e pista, është kulmi i pafytyrësisë.

Fibank

Partitë shqiptare konkurrojnë në këtë terren dhe nëse nga Amerika ka ardhur një fuqi apo propagandë që ka çekulibruar terrenin politik shqiptar pyetja që shtrohet është a duhet të na skandalizojë kjo kontratë e PD apo jo.

Në sipërfaqe duhet të themi po, pa ditur burimin e parave. Por mund ta shtrojmë pyetjen ndryshe nëse në sajë të lobimit dhe pastrimit të parave të pista Uashingtoni zyrtar është ndikuar, a duhet që në të njëjtën mënyrë të dëgjohet zëri i palës tjetër.

Ka një debat shterpë të kufizuar se ku i gjeti paratë. Të të kritikojnë apo të shajnë dhe shantazhojnë Edi Rama dhe militantët e tij se opozita po përdor paratë e pista, ky është kulmi i pafytyrësisë.

Kush do donte ta përdorte këtë gjë për zgjedhje, mund ta bënte një muaj para zgjedhjeve që efekti të ishte më i madh. A do ketë efekt?

Efekti mund të jetë nga më minimali, që siç pretendojnë këta mund të jetë një lobim për të hequr “non gratën” e padrejtë të Sali Berishën.

Të mos harrojmë se në 2021 me masakrën zgjedhore në Elbasan dhe Durrës, kur nuk ishin numëruar ende votat, kishim një mesazh të sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken, që uronte fitoren madhështore të Edi Ramës.

Lidhur me deklaratën e Berishës nga Valencia, unë jam kritik me qëndrimet e opozitës se të thuash që në Shqipëri nuk ka zgjedhje por votime dhe të vish në Shqipëri që fitorja është vetëm 7 ditë larg.

Duke iu thënë njerëzve në 12 maj do vijmë në qeveri, do rrisim pensionet, krijohet iluzioni që opozita është shumë pranë fitores.

Opozita nuk mund të mbajë njëkohësisht dy linja dhe do fitojmë dhe do na vjedhin.

Një vëzhgues i jashtëm kuptojmë se dy linjat nuk mund të jenë paralelisht.

I pyetur nëse Partia Demokratike fiton zgjedhjet dhe pozicionin që do ketë Sali Berisha, Bushati tha se nuk do të jetë kryeministër por kryetari i PD.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top