MC Networking

Vrasja Antonio Karafilit e zbardhur pas 7 vitesh/ Llangozi: Manipulimi i ngjarjes nisi tek mjekësia ligjore në Korçë

Ngjarja që tronditi Voskopojën në vitin 2018 është rikthyer në vëmendje, pas hetimeve të gjata të Prokurorisë së Korçës, e cila ka bërë të ditur se hetimet nxorën në pah përfshirjen e Kejsi Spahillarit në vrasjen e Antonio Karafilit.

Avokati i familjes së të ndjerit, Arben Llangozi tha në studion e lajmeve të MCN Tv se manipulimi i ngjarjes ka nisur që në mjekësinë ligjore të qytetit të Korçës ku nuk është bërë autopsie si dhe nuk janë kryer veprimet e duhura hetimore nga Oficerët e Policisë Gjyqësore.

Llangozi tregoi si u zbulua përfshirja e Kejsi Spahillarit në vrasje pas shumë përpjekjesh në gjykatë.

 

Fibank

Ka filluar manipulimi i ngjarjes, që në mjekësinë ligjore në qytetin e Korçës, nuk është bërë autopsia, nuk janë kryer veprimet hetimore nga OPGJ dhe Prokuroria e Korçës nuk ka hapur hetime.

Djali ishte 180 cm, ndërsa vendi ku ishte varur 140 cm. Na bëri të dyshonim se nuk ishte e mundur që një person 180 të varej në një vend me lartësi 140. Rrethanat familjare tregonin që i riu nuk kishte problematike të shëndetit mendor që të vetëvritej. E treta ishte dyshimi pasi vajza çoi direkt prindërit  në vendin e ngjarjes. Prokuroria sërish kërkon mbylljen e ngjarjes, por ne kemi kundërshtuar aktet e ekspertimit qoftë nga ana praktike dhe qoftë nga ana teorike dhe gjykata na dha të drejtë ne duke urdhëruar kryerjen e veprimeve hetimore. Për këtë çështje është proceduar në mënyrë disiplinore një prokurore dhe sërish është kërkuar përjashtimi.  7 prokurorë që kanë ndjekur çështjen dhe më gjykata ka urdhëruar rihapjen e çështjes që e mori prokurorja e fundit.

Prokurorja ka konkluduar me një akuzë konkrete, kemi një përfundim hetimesh, Kejsi Spahillari është marrë e pandehur për vrasje në bashkëpunim ndaj Antonio Karafilit. 

Kur Spahillari është pyetur nëse ka pasur apo jo kontakt me çarçafin që ishte varur Karafili, ajo tha jo, por nga marrja e mostrave rezultoi se ADN i përkiste asaj.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top