Gazetari Petrit Kuçana e konsideron të dështuar regjistrimin e diasporës në zgjedhjet e 11 majit. Në studion e MCN Informacion përmes Skype nga Britania, ku jeton prej vitesh, ai tha se është shumë i madh numri i emigrantëve të cilët nuk arritën të sigurojnë të drejtën për të votuar në këto zgjedhje.
Regjistrimi i diasporës ka dështuar. Janë 48 mijë shqiptarë që kanë mbetur pa u regjistruar. Nuk janë pak, mund të jenë 4 deputetë. Koha ka qenë e shkurtër. Jo të gjithë i kanë dokumentet shqiptare. Janë kaluar 1 miliard euro që diaspora i ka çuar në Shqipëri.
Gjermania, Austria dhe disa shtete të tjera nuk lejonin dyshtetësinë. Kjo ka bërë që disave t’u hiqej mundësia për të votuar në këto zgjedhje. Shpresoja që kjo çështje të zgjidhej.
Kuçana tha se në Britani, historitë e suksesit të shqiptarëve nuk janë pak dhe ato pasqyrohen shpesh në gazetën që ai drejton.
Unë botoj në Britani një gazetë, print dhe online. Misioni ynë është gjetja dhe publikimi i historive të shqiptarëve të suksesshëm. Që nga ata që janë Phd, që japin mësim në universitetet britanike, biznesmenë që kanë ardhur pa ditur asnjë fjalë anglisht, sipërmarrës me histori nga më të pabesueshmet, që kanë qëndruar vite e vite pa dokumente.
0 Comments: