Gazetari Kastriot Çipi tha në studion e “MCN Informacion” se fushata e këtij viti nuk ka ndonjë ndryshime nga fushatat e kaluara, përveçse janë përkeqësuar disi parametrat.
Sipas Çipit, Ramës i janë dobësuar nervat dhe këtë gjë e tregon me fjalorin e degjeneruar.
Mua nuk më duket e ndryshme nga fushatat e tjera, sidomos e PS, në përjashtim të 2013 që kishte program, nuk po them që fitoi për shkak të programit.
Kishte program të detajuar. Në zgjedhjet e tjera Rama ky ka qenë, e ka personalizuar fushatën. Flet vetëm ai, të tjerët e i ka për sfond. Një herë kazani, tepsia, tenxherja. Tani është pasaporta europaine karta me të cilën luan Rama. Nuk shoh ndonjë ndryshim përveç përkeqësimit, dobësimit të nervave të Edi Ramës që tregon degjenerimi i fjalorit të tij. Nuk habitem as me PD- në që duke qenë në opozitë lufton me program, bën propozime konkrete. Fushata e PD-së është pozitiviste me program dhe me projekt. Kjo a qenë ndarja që kemi parë që kemi parë 12-16 vite. Nuk shoh përveçse përkeqësim të parametrave, ndryshim thelbësor nuk shoh.
0 Comments: