Genc Burimi, analist tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Informacion se deri në këto momente fushata e partive politike është pozitive dhe se të gjitha palët duken të angazhuara përveç drejtësisë.
Fushatë pozitivë sepse të gjitha palët duken të angazhuara mirë përveç drejtësisë. Fushata nuk ka dallim këtu me Perëndimin. Jemi me një opozitë që është gjithnjë e më shumë agresive, është më aktive në fushatë se kërkon të marrë pushtetin, aq më tepër që janë 3 mandate që nuk e ka marrë dorë.
Ka një mazhoranca si në perëndim që bën më pak përpjekje për të qenë e lakmueshme për publikun.
Më duket një fushatë normale. Ajo që nuk më duket normale se Shqipëria është i vetmi vend ku zgjedhjet kontestohen ku ende raportet e OSBE/ODIHR targetojnë përdorimin e mjeteve shtetërore për fushatë. Drejtësinë nuk e shoh të ngrejë asnjë fenomen të tillë, përveç kësaj që pamë për lobingun e PD-së në fushatë.
Mitingjet më parë i bënte mazhoranca. Je në mandat të 4-ët, është si të martohesh 4 herë. Bie entuziazmi. Je duke shënuar golin e katërt.
0 Comments: