MC Networking

Gjoka: Kërkesa për të mbjellë flokë ka ardhur në rritje. Shërbimi që ne ofrojmë është me standard shumë të lartë

Fatjon Gjoka, drejtor i Klinikës së Flokut Advanced  tha në studion e “MCN Informacion” se kjo klinikë konkurron me cilësinë dhe çmimin e favorshëm në krahasim me Europën.

Gjoka thotë se kërkesa për të mbjellë flokët është në rritje dhe ky trend ka ardhur duke u shtuar pas pandemisë.

Fibank

 

Raporti cilësi-çmim në Shqipëri është shumë i lartë. Krahasuar të paktën me Europën. Duke gjetur një lloj shërbimi shumë cilësor krahasuar me vendet ku jetojnë, kryesisht në Europë mbjellja e flokut është shumë e shtrenjtë. Ka kosto të lartë,

Ne duke konkurruar me pjesën e çmimit dhe cilësisë kemi hyrë në treg shumë kollaj. Erdhi dhe si domosdoshmëri.

Në fillimet tona ishin shqiptarët klientë.  Vinin shqiptarët, diasporë. Ata kanë krijuar komunitetin e tyre aty, të njohur, shoqëri. Dalë ngadalë u kanalizuar tek turizmi mjekësore.

Duke qenë më shumë diçka qejfi.

Kërkesa është në rritje. Pas pandemisë pati rritje të kërkesës si nga jashtë dhe brenda. Ndoshta qarkullimi i informacionit, shtimi i operatorëve ndikon shumë. Konkurrenca ndihmon të zhvillohesh.  Ne kemi filluar para Stambollit në vitet 2010.  

Pyetjes se pse të huajt zgjedhin Klinikën e Flokut Advanced, Gjoka tha:

Në fillimet tona ishte passaparola. Duke parë rezultatet, duke parë njëri tjetrin zgjodhën të vinin se është më e besueshme kur ke një rezultat konkret.

Kryesisht shërbimi që ne ofrojmë është me standard shumë të lartë. Jo vetëm cilësia e mbjelljes së flokut. Personi ka nevojë të marrë informacion paraprak. Mjellja e flokut nuk dështon kurrë, dështon konsulta që bëhet para mbjelljes.

Mënyra si e informon para procedurës është e rëndësishme për të pasur klient të kënaqur në fund. Cilësia e punës dhe çmimi janë faktorë që konkurron në treg.

Më tej Gjoka tha se nevojitet një rregullatori që të krijojë disa standarde dhe protokolle që të mos ketë hapësira për abuzime.

Duhet një lloj standardizimi i përgjithshëm. Ka disa hapësira boshe. Sado të mundohesh të bësh më të mirën, do kesh dikë që të shfrytëzojë një hapësirë. Po nuk pati një lloj rregullatori...Ligji ka hapësira, për të mos folur për burokracitë.

Që të mos jemi flluska e radhës po mundohemi të mbajmë një lloj standardi, të krijuar nga vetë ne. Do ishte mirë të kishim një linjë, do ishte më e thjeshtë.

Nuk di të ketë mjekë shqiptarë që ofrojnë mbjellje floku.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top