Qamil Dika, mjek dhe pedagog tha në studion e “MCN Informacion se turizmi mjekësor është një risi në sistemin tonë shëndetësor. Sipas mjekut Dika, pacientët janë kryesisht nga jugu i Italisë, megjithëse falë promocionit të madh kanë filluar dhe shtete të tjera.
Turizmi mjekësor është risi në sistemin shëndetësor. Falë aftësisë që sipërmarrësit në fushat mjekësore, kryesisht në klinikat stomatologjike, por edhe ata që operojnë në mjekësinë dermoestetike kanë pasur sukseset e tyre. Kjo është risi e cila frymëzon sistemin tonë shëndetësor, profesionistët. Mund të jetë model si duhet të zhvillohet edhe sistemi publik në kuadrin e sektorit të sistemi shëndetësor në tërësi.
Më pak se një dekadë, ka pasur rezultatet të shkëlqyera në drejtim të sipërmarrjes që nuk sheh vetëm pacientë ndoshta dhe klientë, por ka rritur standardin e shërbimit dhe ka arritur të kenë pacientë ndërkombëtare.
Kryesisht janë të jugut të Italisë. Kanë filluar dhe vendet e tjera, që përmes promocionit kanë filluar të atashohen pranë shërbimeve që ofrojnë klinikat në vend. Ky dimension sapo ka filluar. Është jashtëzakonisht pozitiv, por ka rritur nivelin infrastrukturor të klinikave.
0 Comments: