MC Networking

Bejko: Fushata e Ramës, si filmi “Kapedani”. Të gjithë e dinë si përfundon, por prapë e ndjekin (VIDEO)

Pedagogu Roland Bejko nuk pret rotacion politik më 11 maj. Në studion e lajmeve të MCN, ai analizoi fsuhatën e dy forcave politike kryesore dhe theksoi se PD po i përqendron të gjitha forcat te pastrimi i figurës së Berishës dhe jo te fitorja.

FibankArmiku më i madh i Edi Ramës në këto zgjedhje është vetë Edi Rama. Ai po e bën këtë me ndarjen e shoqërisë, me gafat. Opinioni e shikon si filmin “Kapedani”. Të gjithë e dinë si përfundon por prapë e shikojnë filmin.

Nëse në vend të Berishës do të ishte kushdo tjetër, PD do t’i fitonte këto zgjedhje sepse është konsumuar PS në pushtet. Sot në vend që në krye të PD të kishte një figurë të pastër, po investohet në mënyrë të paparë për të pastruar figurën e tij. Berisha kontratën e ka për dy vjet me SHBA. Ndoshta do t’ia lërë partinë familjes. Kur u hap thashethemi se me këto para do të financohet heqja e nongratës, ka ndryshuar edhe qasja në raport me fushatën. Dalin dhe flasin vetëm për programin, nuk flasin për lobimin. Kanë hapur thashethemin se zoti Berisha mund të mos jetë kryeministri. Ndoshta kjo bëhet për ta përmirësuar klimën në raport me të djathtën.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top