MC Networking

Domi: Duhen krijuar më shumë vende argëtimi për turistët

Eksperti i turizmit Ndriçim Domi thotë se ne jemi akoma një vend për tu eksploruar pasi jemi në fillimet tona dhe tek ne nuk ka ardhur akoma ai turisti elitar apo cilësor që të arrijë në këtë hov cilësor që pretendojmë.

Duke folur për “MCN Economy”, ai shtoi se duhet të krijojmë sa më shumë ambiente dhe vende të tilla ku turistët të argëtohen dhe të kalojnë jo vetëm një ditë në plazh apo në det, por një ditë me argëtime të ndryshme.

Fibank

Kjo varet nga hapësirat që kemi në hotelet apo resortet tona. Që Shqipëria është akoma në ndërtim në zgjerimin e turizmit kjo shikohet.

Gjithë kjo reklamë që është bërë nga ana e qeverisë, ka bërë që të arrihet në këtë pikë ku jemi ne me turizmin.

Duhen kampe sportive të mirëfillta, me fushë tenisi, me fushë futbolli, ping pong apo diçka tjetër. Këto janë ato që kemi nevojë që t’i kompletojmë.

Kur je afër qyteteve ke dhe aksesin që të lëvizësh afër qyteteve. Distancat nga qytetet bëjnë që të vizitojnë dhje qytetet dhe zonat urbane.

Durrësi ka çmime shumë të arsyeshme. Ngritja e çmimeve do të vijë vetvetiu, duke u rritur dhe niveli i çmimeve.

Për çdo dhomë duhet të kemi mimimumi dy çadra, a do arrihet 50 me 50%, kjo mbetet për tu parë lidhur me shërbimin që do të mbetet.

Por do të varet se kush do i menaxhojë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top