Eksperti i turizmit, Zak Topuzi, rënien me 2.7% të numrit të turistëve për muajin mars, e sheh si të lidhur me sezonin e zgjedhjeve dhe thotë se do ketë ndikim negativ në turizëm.
Por duke folur për “MCN Economy” ai deklaroi se është ndoshta ndikimi më minimal që mund të ketë pasur ndonjëherë Shqipëria në periudhë zgjedhjesh.
Sipas tij, turistët më të konsoliduar janë ata të Kosovës, që e kanë Shqipërinë si pikën referuese të turizmit
Topuzi shtoi se duhet të luftojmë që këto destinacione turistike të mos mbeten destinacione vetëm me një produkt.
Mos harrojmë se 65% e turistëve që vijnë në Shqipëri janë turistë rajonalë dhe e ndjejnë klimën e zgjedhjeve.
Tashmë Shqipëria ka hyrë në destinacionet e kërkuara falë PR që ka bërë qeveria, edhe Kryeministri e përmend vazhdimisht, ka marrë pjesë në disa nga panairet më të rëndësishme të botës, por edhe PR nga mediat e huaja ndërkombëtare, të paguara apo të papaguara nuk ka rëndësi, por do gjendet një formë për të bërë PR.
Duke pasur paketat më të lira në Europë, pas nesh vjen Turqia. Kostoja e turistit në Shqipëri shkon 500 euro, në Kosovë 800. Por tek ne vijnë turistë që nuk shpenzojnë shumë.
Nga 6 vendet e Ballkanit, ne jemi me diferencë të madhe me kostot e produktit. Duke pasur një aeroport loë coast edhe paketa do jetë me çmim të ulët.
Ne jemi vend që jemi drejt zgjerimit, nuk jemi të konsoliduar në turizëm, jemi akoma në zgjerim, nuk jemi të konsoliduar si paketa shqiptare.
Turistët më të konsoliduar janë ata të Kosovës, që e kanë Shqipërinë si pikën referuese të turizmit. Jo vetëm një sezon por gjatë gjithë vitit.
Kjo është një favor për Shqipërinë, pasi ne do të kishim problem. Ata konsiderohen turistë pasi qëndrojnë më shumë se 24 orë. Por ka shumë turistë që kanë blerë dhe apartamente.
Problemi tek ne është se duhet të shtojmë destinacionet e turizmit, pasi nuk mund të jetë vetëm plazi, rëra dhe natyra, kërkohet më shumë. 50% e turistëve zbarkojnë në Tiranë.
Po pakësohen atraksionet turistike, muzeu është në rikonstruksion. Pritet të hapet vila e Enverit dhe Pallati i Brigadave për turistët.
Ndërtimi i rrugëve dhe agroturizmave iu ka dhënë mundësinë njerëzve që të eksplorojnë Shqipërinë maksimalisht, por ne duhet të luftojmë që këto destinacione të mos mbeten destinacione vetëm me një produkt.
0 Comments: