Kreu i Federatës Shqiptare të Mundjes Sahit Prizreni tha në një intervistë për gazetarin Gerti Çarçani në “Mcn Informacion” se ka një rritje të buxhetit për këtë federatë, duke theksuar se ky sport po bën progres dhe është në rrugë të mbarë
Megjithatë ai thekson se Shqipëria ka disnivel në buxhet me vendet e rajonit, mes të cilave edhe me Kosovën. Po ashtu Prizreni tha se ka një neglizhencë në rrethe, në lidhje me trajtimet e sportistëve dhe trajnerëve.
“Për herë të parë në historinë e mundjes, Federata e Mundjes renditet e para nga buxheti i Ministrisë së Sportit. Jam i kënaqur. Vitin e kaluar kishim një buxhet 120 milionë lekë, sot kemi një buxhet 210 milionë lekë, kështu që besoj se është bërë një progres.
Ne sapo kemi mbyllur në shkurt dhe mars dy evente nga më të rëndësishme, dhe synimi i radhës është Kampionati Botëror, që është në shtator në Kroaci. Mendoj që jemi në rrugë të mbarë. A del ajo që kemi marrë, ajo duhet parë rrugës. Por mendoj që ky impakt që ne i kemi dhënë sportit në tërësi duhet të reflektohet shumë më mirë në instancat.Në Kosovë kemi një kontrast të madh, për atë që bën shteti i Kosovës. Ne sot jemi federata më e suksesshme, federata e Kosovës ka zero rezultate dhe merr më shumë se ne. Kemi disnivel me rajonin. Ajo që tha kryeministri është një indicie, që ndoshta duhet të sensibilizohet, por më shumë s’e çka bërë federate e mundjes s’e di nëse ka më, sepse kemi marrë gjithë medaljet e mundshme dhe kemi realizuar gjithë eventet e mundshme. Ka një neglizhencë të jashtëzakonshme në rrethe. Ne kemi bërë një punë që u takon bashkive të rretheve, minimalisht me palestrat. Ka një kontrast mes Tiranës dhe rretheve”.
Ai theksoi se duhet të vendosur tapete të mundjes në shkolla, që sipas tij kërkon një iniciativë të fortë nga Presidenti i KOKSH dhe kryeministri.
0 Comments: