MC Networking

Ngërçi politik në Kosovë, Halimi: Kurti duhet t’i japë Limajt postet që kërkon, përsëritja e zgjedhjeve i kushton shumë vendit

Pas konsituimit me shumë debate të Kuvendit të ri të Kosovës, ngërçi vijon të mbetet tek zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit. Jeton Halimi, analist, tha për MCN TV se Kurti ka shumë gjasa t’i kalojë 61 mandatet që i duhen, pas aleancës me Nismën e Fatmir Limajt. Halimi tha se lideri i Vetëvendosjes duhet të tregojë maturi, në mënyrë që të mos e çojë vendin te përsëritja e zgjedhjeve, të cilat do të kishin kosto të lartë për vendin.

Fibank

Shpresoj të ketë një emër më të mirë që është i pëlqyer nga vetë Republika e Kosovës, por edhe nga vetë koalicioni.

Zoti Kurti duhet t’i sigurojë 61 mandate, nuk ka kohë për kalkulime. Me marrëveshjen me Limajn, i ka 60. Edhe deputetja boshnjake pritet të votojë, sepse i është plotësuar një kusht. Mendoj se Kurti duhet t’i kalojë 61 mandate. Nuk ka kuptim që politika e Kosovës të mbetet në ngërç.

Me nenin 90 të Kushtetutës i takon partisë fituese të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi. Nëse nuk votohet krijohet ngërç, por nuk i jepet mundësia partisë së dytë.

Nga kjo situatë nuk përfiton askush. Opozita di të shantazhojë. Nuk duhet ta bëjë këtë.

Nëse nuk zgjidhet kandidati, atëherë do të shihet si e menaxhon Kurti atë situatë. Përsëritja e zgjedhjeve do t’i kushtojë Kosovës shumë. Janë 12 milionë euro, Kosova nuk e ka atë buxhet.

Zoti Fatmir Limaj ka kërkuar postin e kryeparlamentarit dhe besoj se Kurti duhet t’ia japë. Limaj ka kërkuar tri ministri dhe mendoj se zgjidhja më e mirë është t’i jepen.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top