Përfaqësuesi i lëvizjes “Dua të votoj 2025” Eljo Shyti, për procesin e votimit të diasporës thotë se nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë dërguar 241 mijë zarfe, por vetëm 58 mijë kanë mbërritur te votuesit, ndërsa të tjerat janë gjatë rrugës ose duke u menaxhuar nga posta.
Në një intervistë për MCN TV, ai deklaroi se nuk ka pasur probleme sa i takon procedurave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por se përkundrazi ka pasur transparencë.
Vota të dërguara mbrapsht nëpërmjet postës janë 3.5% e totalit. Procesi sapo ka filluar, jemi akoma në fillim dhe çdo ditë e më tepër ka dërgesa drejt KQZ.
Problematikat që janë hasur nuk lidhen me organizimin që ka KQZ, po me informimin e qytetarëve.
Posta punon deri në 16.00 pasdite dhe shumica e njerëzve ndodhen në punë në atë orë, por për të tërhequr fletën e votimit duhet vetë personi me mjet identifikimi.
Posta shpesh nuk i gjen personat në shtëpi dhe sipas marrëveshjes me KQZ duhet të tentojë dhe dy herë të tjera deri në momentin që personi gjendet në shtëpi, në të kundërt depozitohet në një pikë poste sa më afër marrësit. Iu dërgohet dhe një mesazh ose në Whatsapp, telefon ose email.
Ku votuesi ka mundësi të ndryshojë dhe datën e marrjes së postës brenda orarit 08-16.00, dhe lihet mundësia që të mos i shkojë posta fare në shtëpi, por zarfi të lihet në një pikë postare.
Lidhur me pretendimet për dy zarfe identike për të njëjtin zgjedhës, Shyti u shpreh se ngatërresa në qindra mijëra zarfe mund të ketë, por këto janë raste shumë të rralla sa nuk ndikojnë në rezultatin e përgjithshëm.
Gjithsesi këto raste duhet të raportohen dhe KQZ duhet të marrë masa. Në përgjithësi ne nuk kemi parë probleme sa i takon procedurave të KQZ.
Ka pasur transparencë të mirë nga ana e KQZ. Te faqja e KQZ përveç statistikave në kohë reale, KQZ ka vënë në dispozicion edhe një link ku ambientet e stadiumit olimpik ku vota do të depozitohet dhe numërohet është i monitoruar me kamera dhe këto pamje mund të shihen nga kushdo në Youtube.
Që një person të votojë shumë herë është e pamundur, se do ketë vetëm një zarf votimi për një zgjedhës.
Do ju kërkoja partive politike mos të thonë që diaspora votoi për X apo Y parti, deri kur u shpërnda ky lajm nga PS, nuk janë dërguar mbrapsht.
Ndër të tjera ai shtoi se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm me fotografimin e votës, pasi përbën vepër penale.
0 Comments: