Vihet në prangat e policisë së Vlorës administratori i kompanisë së ndërtimit, pasi të shtunën një punëtor ra nga lartësia e aeroportit në ndërtim, duke humbur jetën.
Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 19 prill, në ambientet e aeroportit në ndërtim, në Akërni, ku humbi jetën si pasojë e rrëzimit nga lartësia, shtetasi Dorian Hasani, 38 vjeç, punonjës i kompanisë së ndërtimit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin D. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë së ndërtimit.
Gjithashtu nisi procedimi penal për shtetasin U. S., 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës i punimeve në të njëjtën kompani.
Këta shtetas dyshohet se kanë shkelur detyrimet ligjore për zbatimin e masave të sigurisë teknike në vendin e punës, çka ka sjellë si pasojë vdekjen e punonjësit Dorian Hasani.
0 Comments: