MC Networking

Ekstradohet nga Kroacia i shpalluri në kërkim për drogë

Ekstradohet nga Zagrebi, një person me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Lezhës, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Kroaci, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, A. Ll., 51 vjeç, i lindur në Lezhë.

Fibank

Gjykata e Lezhës, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vitin 2023, dyshohet se ky shtetas ka qenë i implikuar në një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike kanabis sativa, me qëllim shitjen, rast i goditur nga policia, te mbikalimi i Rrëshenit.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top