U prezantua nga drejtuesi i kompanisë Gjergj Stefa sondazhi i dytë “Sonketa”, i realizuar në bashkëpunim me emisionin “Zonë e Lirë” në MCN TV.
Në sondazhin e sotëm vihet re një tkurrje e PD-së në raport me javën e kaluar.
Ka një tentativë të Tom Doshit për të marrë një mandat në Kukës, dhe mandatin e dytë në Tiranë.
Arlind Qori sipas këtij sondazhi e ka të sigurt një mandat në Tiranë.
Një rritje në kryqytet ka Adriatik Lapaj, por ka një rënie nëpër rrethe.
Djathtas për Zhvillim ka mundësi që të marrë një mandat në qarkun e Fierit.
Agron Shehaj ka një rënie në Vlorë, ku një javë më parë ishte në lojë për një mandat.
PS merr 71-75 mandate në total
PD merr 47-52 mandate në total
PSD merr 3-4 mandate në total
Lëvizja Bashkë merr 1-3 mandate në total
Koalicioni Nisma “Shqipëria Bëhet” merr 1-2 mandate në total
Partia “Mundësia” O-1 mandat në total
Koalicioni Euroatlantik 0-1 mandat në total
Djathtas për Zhvillim 0-1 mandat në total
0 Comments: