MC Networking

Nunaj: Për tu afruar me tregun europian të punës, duhet kontratë kolektive, ulje informaliteti dhe rritje pagash

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj thotë se në tregun e punës problem përveç informalitetit mbetet edhe niveli i pagave.

Se sa afër Bashkimit Europian jemi me kontratat e punës, Nunaj deklaroi për “MCN Economy”, se sindikata kolektive e mbron punonjësin dhe e detyron punëmarrësin që të krijojë kushte më të mira punë, por shtoi se në Shqipëri nuk ekzistojnë as si koncept kontratat kolektive.

Sipas saj, nëse duhet të përafrojmë tregun shqiptar me tregun europian të punës, krahas kontratës kolektive, uljes së informalitetit, duhet të rrisim pagat dhe të ofrojmë kushte pune të kualifikuara.

Kjo ka bërë që tregu shqiptar të jetë pak i dëshirueshëm për vendasit. Problemi numër 1 është emigracioni i punonjësve të kualifikuar.

Informaliteti në radhë të parë i intereson shtetit se i mungojnë 40% e të ardhurave.

Në 10 lekë, 4 nuk i derdhen shtetit dhe vetë shteti duhet të jetë i interesuar për uljen e informalitetit.

Dhe kompania do që të ketë punonjës besnikë. Në Shqipëri funksionon pjesa që unë të fitoj dhe pala tjetër që unë bashkëpunoj të fitoj më pak.

Nëse duhet të përafrojmë tregun shqiptar me tregun europian të punës, krahas kontratës kolektive, uljes së informalitetit, duhet të rrisim pagat dhe të ofrojmë kushte pune të kualifikuara.

Kontratat kolektive janë një nga elementët më të fortë që kanë sindikatat në mbrojtje të punonjësit. Është një kontratë ligjore.

Kontrata kolektive prevalon mbi çdo kontratë tjetër. Në këto kushte shqiptarët nuk kanë motiv për të qenë besnik ndaj punëdhënësve.  

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top