Ekspertja e punësimit Gertjana Hasalla, ngre shqetësim që në tregun e punës nuk ka dialog social dhe sindikata të forta.
Duke folur për emisionin “MCN Economy” se sa afër Bashkimit Europian jemi me kontratat e punës, ajo u shpreh se kontratat kolektive do kishin mundësi më të mira që të mbronin punonjësit.
Hasalla deklaroi se zbatimi i Kodit të Punës duhet të jetë zbatim standard si për sektorin privat dhe atë shtetëror, por shtoi se shpesh biznesi privat e shmang zbatimin e Kodit të Punës, në mënyrë që të nxjerrë më shumë fitim për vete.
Është shumë herë më mirë kur përfaqësohesh nga një grupim se merr kushte më të mira punonjësish.
Shifrat flasin për informalitet të rritur, vetëm në ndërtim ka 61% informalitet. Informaliteti nxit kushte jo të mira pune.
Sa më shumë informalitet aq më pak para në ekonominë shqiptare. Punojnë më shumë orë se orari i shkruar dhe marrin para nën dorë.
Iu mungon siguria dhe shëndeti në vendin e punës. Përveç një strategjie të shkruar ka nevojë që kjo strategji të zbatohet.
Një pjesë e sektorit të shëndetësisë, minierave dhe naftës, kanë kontrata kolektive me kompani të caktuara.
Është një arritje që është bërë por është shumë pak në raport me sa do të duhej të ishte realisht.
Duhet të ishin më të forta sindikatat që kemi në Shqipëri, në mënyrë që kontratat kolektive të funksionojnë.
Nuk mund të themi që Kodi i Punës nuk zbatohet, por zbatohet sipas direktivave të kompanive.
Por zbatimi i Kodit të Punës duhet të jetë zbatim standard si për sektorin privat dhe shtetëror.
Shpesh biznesi privat e shmang zbatimin e Kodit të Punës, në mënyrë që të nxjerrë më shumë fitim për vete.
Në letër pa diskutim jemi në rregull.
0 Comments: