MC Networking

Dashevci: Kosovës i duhet qeveri e qëndrueshme, pakënaqësitë pasi secili kërkon hisen e vetë politike (VIDEO)

Analisti Arben Dashevci për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, thotë se seanca e sotme u ndërpre, pas mosdakordësisë mes palëve politike.

Për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se Republikës së Kosovës nuk i leverdis ndonjë ngërç apo shtytje e mos konstituimit të parlamentit, duke u bazuar në gjeopolitikën aktuale.

Dashevci shtoi se në aspektin e sigurisë, Republikës së Kosovës do i leverdiste që të kishte një qeveri të qëndrueshme.

Sipas tij, ka pakënaqësi të njërës palë ose të palës tjetër, pasi secili po kërkon hisen e vetë politike.

Siguria e brendshme nuk cenohet se organet janë të ndara në qeverinë e Kosovës. Vendi për sigurinë e brendshme është në rregull.

Republika e Kosovës ka dhe Presidenten që është komandante e përgjithshme të Forcave të Armatosura, që do të thotë se Kosova pa organe nuk është.

Kosovës i duhet një qeveri stabël dhe gjithëpërfshirëse. Nëse partitë politike në Kuvend nuk do të pranojnë të zgjedhin kryeparlamentarin, mund të shkohet në ngërç politik dhe kjo është një anë e politikës.

Por është dhe arti tjetër i politikës ku në momentet e fundit mund të arrihet ndonjë marrëveshje, duke u bazuar në sigurinë kombëtare të vendit.

Dorëheqja e Albin Kurtit dhe paraqitja para sekretarit të Kuvendit, më shton optimizmin që është imediate, po hapen rrugët mes partive shqiptare që të arrihet ajo që kërkon qytetari.

Për momentin nuk po e shoh dritën në fund të tunelit, por duke pasur parasysh dhe artin e politikës që di të jetë befasues, posaçërisht në Ballkan, në momentet e fundit arrihet diçka se ky është arti i politikës që të arrijnë qëllimet ligjore që të qeverisin vendit.

Populli e do stabilitetin dhe gjithmonë e ka provuar destabilitetin që ka ardhur nga Serbia dhe Rusia.

Ne jemi krijesë e SHBA. Ajo që i leverdis SHBA dhe partnerëve tanë strategjik nga BE, është të konstituohet ky parlament, të krijohet një qeveri dhe pse jo një qeveri e gjerë.

Nuk ka ndonjë barrierë që t’i ndajë këta njerëz, se nuk kanë atë hasmërinë mes tyre. Edhe në këto bisedime po shohim që ka pakënaqësi ose të njërës palë ose të palës tjetër, se secili po kërkon hisen e vetë politike.

Ka ngecje, ndaj mendoj se mund të arrihet ose jo ndonjë marrëveshje, partitë duhet të merren vesh me njeri tjetrin për të mirën e Kosovës.

Nuk duhet harruar se këtu kemi SHBA dhe partnerët strategjik të BE, kur nuk mundemi ne të merremi vesh me njeri tjetrin, mund të ndikojë dhe bashkësia ndërkombëtare se nuk është hera e parë që partnerët tanë strategjik i kanë ndihmuar shqiptarët që të arrijnë një marrëveshje me njeri tjetrin, se ne njihemi si gjaknxehtë dhe me të tjerët merremi vesh.

Shpresoj se nuk do e lejojë spektri ynë politik ngërçin dhe pastaj vjen presioni ndërkombëtar.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top