MC Networking

Dështon seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës

Ka dështuar seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Raporti për mandate i deputetëve nuk mori 61 votat e mjaftueshme. 

Raportohet se PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe, kanë votuar kundër raportit.

Antikushtetues u konsiderua raporti nga kreu i PDK-së Memli Krasniqi.

Më herët kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti i dorëzoi letrën e dorëheqjes së tij dhe kabinetit qeveritar, kreut të Kuvendit Glauk Konjufca.
 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top