MC Networking

Moto e PS, integrimi në BE/ Soko: Rama e përdor si rrugëdalje, pa program për zgjedhjet. Ndjen konkurrencën e ofertave të reja politike (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, ka shpallur integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian si objektivin kryesor të programit elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Por, sipas analistit Pano Soko nga Nisma "Shqipëria Bëhet", kjo është më shumë një strategji për të shmangur mungesën e një programi konkret qeverisës sesa një projekt i mirëfilltë.

Në analizën e tij për “MCN Live”, Soko deklaron se Rama e përdor temën e integrimit si “rrugëdalje” për të shmangur përgjegjësinë për premtimet e pambajtura në 12 vitet e qeverisjes së tij.

Është mënyra më e thjeshtë për të mbajtur fjalime para qytetarëve, pa pasur sikletin e premtimeve të reja konkrete. Ai nuk ka më asgjë për të thënë.

Rama nuk mund të flasë për sukses në fusha kyçe si uji i pijshëm, pensionet, lufta kundër korrupsionit, rritja ekonomike apo investimet e huaja, pasi rezultatet kanë qenë zhgënjyese. Janë larguar mbi 500 mijë qytetarë gjatë qeverisjes së tij.

Ekonomia është rritur mesatarisht vetëm 3%, edhe në kohë krizash globale, ndërsa investimet dhe krijimi i vendeve të reja të punës kanë qenë thuajse zero.

Në këtë kontekst, Rama i është kthyer integrimit në BE si një formë retorike për të shmangur përgjegjësinë. E mbush fushatën me figura letrare, koncerte, valle, për të mbuluar faktin që nuk ka program. Kjo nuk është strategji, është një përpjekje për të dalë nga sikleti.

Soko shton se ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, kur alternativat politike ishin të kufizuara, këtë herë qytetarët kanë më shumë zgjedhje, çka po i rrit presionin PS-së dhe Edi Ramës.

Problemi është këtu se përsa kohë nuk ka pasur oferta përballë kjo i ka funksionuar, i funksionoj edhe nqë 2021, e nisi edhe ne 2025, pa program, u detyruar që ne mes te rrugës të bënte një agjustim.

Pse, sepse tashëm ka oferta politike, tashmë nuk ka shprehje nga njerëzit që nuk kemi kë të votojmë se këtej është Berisha, këtej është Rama, jo, ka shumë oferta tani.

Dhe kjo e ka vënë në siklet te madh atë, këtë show që po bën e ka nga sikleti që të dal nga sikleti duhet të bej diçka.

Sepse nuk mund të bëj asgjë, fushata kështu do të jetë, me koncerte, me valle potpuri. Nga sikleti i të bërit diçka, sepse duhet bërë diçka.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top