MC Networking

Neza: Rama përdor integrimin në BE si propagandë, PD flet me program konkret ekonomik (VIDEO)

Analisti Sami Neza tha në MCN Live se kryeministri Edi Rama po e përdor diskursin e integrimit europian si propagandë, pasi nuk do të ballafaqohet me një debat për problemet e brendshme.

Nga ana tjetër Neza thotë se PD po flet konkretisht me program të strukturuar dhe ekonomik. 

Sipas analistit në këto zgjedhje Partia Socialiste nuk i ka të sigurta 71 mandatet për formimin e qeverisë. 

Rama e ka zgjedhur diskursin e integrimit si propagandë, pasi nuk do të ballafaqohet me një debat për problemet e brendshme. Qeveria ka disa zgjedhje që s’i ka të vendosura as mbi program, as mbi atë çfarë ka bërë, por me një mekanizëm, duke futur në pune instrumente që ka qeveria, që lidhen me nderet, kontratat, me të punësuarit dhe favorizimet e elementëve të krimit të organizuar të cilët që nga koha e kanabisit janë fuqizuar shumë dhe që janë një fuqi financiare e madhe.

Çdo qeveri do kishte mundësi të plotësonte edhe kritere të tjera, dhe jo thjesht kriteret e infrastrukturës ligjore brenda Shqipërisë. Secili nga kryeministrat që mund të jenë më 11 maj s’do bëjë asgjë më pak. Kjo strukturë diskursi nuk duhet të ndikojë fare votën e qytetarëve, sepse s’e bën ajo diferencën me jetën e tyre. Diferencat duhet ta bëjnë problematikat e brendshme, të cilave Rama u largohet sa më shumë”.

I pyetur mbi fushatën e PS-së, PD-së dhe partive të reja, Neza shprehet: 

Ajo çfarë i diferencon dy partitë e mëdha është qasja ndaj të ardhmes, mënyrës së qeverisjes. PS i ka ikur këtij debati përmes integrimit. PD flet konkretisht me program, e ka strukturuar, e ka kryesisht ekonomik. I është larguar diskursit politik dhe gjeneralist.

Partitë e reja s’dinë t’i artikulojnë programet. I artikulojnë në komunitete të ngushta, s’kanë akses të madh në media, nuk i përdorin edhe rrjetet sociale për shpalosjen e programeve. Me përjashtim të PD, gjithë partitë e tjera nuk përmendin nevojën për t’u arritur standardet e zgjedhjeve”.
 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top