Avokati Spartak Ngjela për raportin e kreut të SPAK para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, tha se Altin Dumani tregoi vendosmëri në lidhje me goditjen penale, nuk kishte lëkundje dhe nuk foli për vështirësi.
Në një lidhje për “MCN Live” ai deklaroi se ndërkombëtarët nuk kanë pasur shumë besim, të paktën nga ana profesionale e gjysmës së anëtarëve të SPAK.
Por sipas tij, koha ka treguar se prokurorët nuk janë të trembur pasi një ish-kryeministër është marrë i pandehur dhe figura të tjera të larta janë marrë të pandehur.
Nga ana tjetër Ngjela shtoi se Prokuroria e Posaçme po përballet me presionet e Kryeministrit Edi Rama.
Është hera e parë në historinë 30-vjeçare që goditen rangje të tilla të politikës për korrupsion. Amerikanët erdhën prapë dhe kjo tregoi që e mbështesin SPAK.
Deklaratat e Dumanit për presion nga jashtë, kanë të bëjnë me forcat tona politike, jo me ndërkombëtarët.
E goditi SPAK-un Kryeministri, duroi duroi dhe më në fund e goditi. Goditja e Kryeministrit nuk është çështja e fjalëve, por ka votat në parlament.
Por nuk ma ha mendja që të ketë kurajo ta çojë deri atje. Se SPAK drejtohet nga ekspertët amerikanë.
Nuk është gjë e vogël që të jenë ekspertët amerikanë ata që drejtojnë SPAK.
E kanë dhe ata interes të politikës së jashtme goditjen e korrupsionit në Shqipëri dhe kanë pasur besim te SPAK dhe te kreu i SPAK.
Para gjashtë muajsh më thanë se mbrohen në mënyrë tejet të lartë, se nuk është vetëm çështja e tyre, pasi mafia godet dhe familjen.
Këta mendojnë se tani janë të sigurt, por çfarë kanë bërë? Nuk mund të themi se kanë bërë shumë, por s’kanë bërë pak.
Është një ish-kryeministër nën akuzë, katër ministra, një ish-zëvendësministër. Këta janë muajt përcaktues nëse do ecë deri në fund SPAK apo jo.
Fakti që deklaroi kreu i SPAK se kemi presione, tregojnë se këto presione vijnë nga Rama.
Fakt është që Rama ka votat, a do ketë kurajo që ta ndryshojë ligjin për SPAK?
Nuk mund të dalësh dot kundër SPAK, se SPAK ka ekspertizën amerikane.
Sa i takon refuzimit të kryedemokratit Sali Berisha për rikandidimin e prokurorëve të SPAK, Ngjela tha se një qëndrim i tillë vjen pasi kreu i selisë blu është nën akuzë.
Janë frikërat ose disa shqetësime të tilla psikike që e çojnë ose në delir persekucioni ose në delir madhështie. Partinë e ka të vetën, pronë.
Shqipëria ka një progres të papritur për ndërkombëtarët se është bipolare në politikë dhe jo shumë shtete të vegjël si puna jonë që kanë hyrë vonë në politikë, janë bipolare.
Duhet të kemi mazhoritar të pastër me goditje direkte, por këta ende nuk e pranojnë se është kërkesa e madhe e kryetarit të partisë që të jetë i sigurt.
Në një nivel joproporcional, por mazhoritar X është përballë Y. Kryeministri do ndeshet me njeriun më të aftë të palës tjetër.
Sikur të ishte mazhoritar i pastër ata do kontrolloheshin nga opinioni publik se sa vlejnë.
0 Comments: