Nutricionistja Matina Çobo flet për rëndësinë e kripës në organizëm duke u ndalur në tre llojet e tyre.
Duke folur për emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo foli për rëndësinë dhe arsyet pse duhet të përdoret kripa e bardhë, kripa e himalajeve dhe kripa celtike.
Kripa e bardhë është një kripë shumë e rafinuar, i nënshtrohet proceseve industriale të pastrimit dhe përpunimit deri sa del në një trajtë shumë të hollë.
Shtohen shumë aditiv antingjitës në mënyrë që të mos bëhet me kokrriza. Është një nga burimet më të shpeshta të kripës në tavolinën dhe kuzhinën tonë.
Shpesh gjendet në formate me jod dhe mund të përdoret shumë mirë në kuzhinën tonë.
Kripa rozë ose e himalajeve nxirret nga zona specifike të Arabisë dhe është shumë e pasur me minerale, ku përveç klorurit të natriumit, përmban dhe mbi 80 minerale gjurmë, magnezi, kaliumi, kalciumi etj.
Nëse dëshironi të merrni sa më shumë minerale nga kripa juaj, ky do ishte lloji më i mirë për tu përdorur.
Kjo kripë është më e butë dhe preferohet që të përdoret në pjata të ftohta dhe sallata, që të mos kalojë në nxehtësi.
Kripa celtike, apo kripa kelte është një kripë deti e cila vjen nga avullimi i ujit të detit dhe përgjithësisht është kripa kelte apo kripa që del nga deti në veri të Francës.
Janë kripa më të lagështa në teksturë. I ngjasojnë ngjyrës gri për arsye të pranisë së lartë të mineraleve të detit.
Kjo kripë ka një shije shumë më të fortë dhe ashtu si kripa rozë rekomandohet të përdoret në fund të gatimeve dhe gatime të ftohta.
Njerëzit që kanë nevojë për jod shtesë, do i këshilloja të përdornin kripën e bardhë.
Kush ka nevojë për të plotësuar nevojat e mineraleve do i sugjeroja të përdornin mes kripës rozë dhe kripës celtike.
Nëse vuajmë nga hiperteroidizmi që duhet të kenë ekspozim sa më të vogël nga jodi, lloji më i mirë do të ishte kripa rozë dhe kripa celtike.
0 Comments: