Astrologia Elena Demollari në emisionin “Zgjohu me MCN” bëri parashikimin e letrave Tarot për muajin prill duke zbuluar dhe shenjat më me fat.
Dashi
Në fillim të muajit duhet të ketë kujdes pasi mund të përballen me debate dhe mosmarrëveshje, për çështje pronash. Do të ketë luhatje në çështjet e dashurisë. Ndërsa mund të marrin një lajm të mirë për biznesin apo financat. Mund të ketë një rikthim ish-partneri apo partneres, por universiteti do të japë lajme të mira. Do të përballen me persona të lëkundur, por përgjithësi do të kenë stabilitet dhe rrugëzgjidhje shenja e dashit për muajin prill.
Demi
Në fillim të muajit do të ndihen disi të bllokuar në lidhjen e dashurisë, mund të kenë dhe bllokime mentale. Duhet kujdes nëse ka ndonjë çështje burgu. Kujdes duhet treguar dhe nga personat materialist ose manipulues. Kujdes duhet të tregohet ndaj personave që mashtrojnë, mund të kenë gjendje ankthi dhe stresi. Nuk do të jenë stabël, por në fund të muajit mund të marrin një lajm të mirë dhe në fund në të gjitha drejtimet do të dalë e drejta e tyre.
Binjakët
Në dashuri mund të kenë patur një lidhje ndahu-bashko, një lidhje me re. Duhet të kenë kujdes se mund të kenë një ndarje ose divorc dhe në marrëdhënien e tyre mund të ndërhyjë dhe një person i tretë. Në muajin prill mund të ketë udhëtime të gjata. Janë në kërkim të diçkaje, të një drite, por duhet të presin dhe pak. Kanë të bëjnë me persona xheloz. Do të kenë fillime të reja, por duhet të kenë kujdes me personat e maskuar. Nga ana financiare do të jenë të stabilizuar. Do të ketë një ndryshim radikal për të lindurit e kësaj shenje, si në punë, si në dashuri dhe si në familje.
Gaforrja
Duhet të kenë kujdes, pasi dikush mund të përjetojë tradhti dhe dikush mund t’i presë në besë. Mund të kenë prishje planesh dhe situatash të vështira. Janë persona që kanë përfitime të vogla. Ndikimi i Plutonit do të japë një rilindje. Mund të kenë momentalisht gjendje ankthi, por me një vendim do të çelë diçka të re. Kanë të bëjnë me persona autoritarë dhe eprorë, që do iu krijojnë stabilitet dhe rrugëzgjidhje. Në raportin e dashurisë, fejesave, martesave dhe shtatzënive, çdo gjë do të shkojë mirë.
Luani
Kanë një karakter dhe intuitë të fortë, duhet t’i japin forcë vetes. Duhet të kenë kujdes nga personat manipulues dhe materialistë. Nga ana financiare do të jenë mirë. Për fejesë, martesë, plan për blerje shtëpie do të gëzojnë. Përgjithësisht do të marrin lajme të mira për muajin prill.
Virgjëresha
Kanë pasur një lidhje ndahu-bashko, kanë pasur mosmarrëveshje në çift. Duhet të kenë kujdes nga persona që nuk shikojnë punët e tyre. Janë shumë luftarakë, do ju plotësohet një dëshirë. Kanë të bëjnë me persona xheloz. Do kenë pak probleme me shëndetin. Janë në kërkim të diçkaje, por duhet të presin dhe pak. Do bëjnë një udhëtim të gjatë, do dëgjojnë një shtatzëni. Mund të kenë strese dhe mërzitje, por nëse do kenë probleme me biznesin e tyre do i zgjidhin gjërat me kreativitet.
Peshorja
Kanë qarë dhe lotuar për një person që kanë humbur. Do të kenë shumë mendime dhe do të jenë shumë të ngarkuar. Kanë kaluar situata të vështira, por pavarësisht tyre do të çelë diçka e re. Një person i tretë mund të ndërhyjë në marrëdhënien e tyre dhe do të japë pak rëndesë. Mund ta ndjejnë veten të bllokuar nëse kanë një njeri në burg, por do kenë rrugëzgjidhje. Në raport me pronat do të ngrihet një problem i madh, por në fund do arrijnë që të kenë një ngritje financiare.
Akrepi
Duhet të shmangin sherret, debatet dhe konfliktet lidhur me pronat. Duhet të ketë kujdes nga ëndrrat e kota. Do të kenë humbje parash, humbje dashurie dhe krizë në partneritet. Duhet të kenë kujdes se dikush do i zhysë thellë në gënjeshtra dhe mashtrime. Ëndrrat i kanë gjithmonë paralajmërim. Do kenë ribashkim, nëse kanë ndarje. Nga ana shpirtërore gjatë këtij muaji do arrijnë të gjejnë qetësinë shpirtërore.
Shigjetari
Kanë kaluar turbullirë, por gjatë këtij muaji do të lehtësohen nga hijet. Kujdes duhet të kenë pasi mund të kenë humbje parash, humbje partneri. Do kenë një ngritje ekonomike dhe financiare në biznes. Do jenë mes mirësisë dhe bollëkut. Të bëhen kujdes se do të marrin lajme të bukura. Kujdes duhet të tregojnë nga personat që iu përcjellin energji negative.
Bricjapi
Dikush do arrijë t’iu lexojë mendimet dhe do jetë një person që kërkon xhelozi dhe hakmarrje. Do të kenë fillime të reja dhe do të tregohen shumë luftarak, duke arritur të stabilizojnë gjërat. Do të marrin lajme të mira. Në çështjet institucionale do të marrin lajme të mira. Rrota e fatit do të jetë në anën e tyre dhe do të arrijnë që të largojnë një kundërshtar.
Ujori
Do kenë përfitime të vogla në profesionin e tyre. Duhet të kenë kujdes se mund të kenë një humbje parash, humbje pune dhe varfëri. Gradualisht do të stabilizohen gjërat dhe do e marrin situatën në dorë. Do të marrin lajme të mira. Në çështjet ligjore duhet të kërkojnë konsultim me një avokat.
Peshqit
Keni kaluar trauma, aksidente, prishje planesh, falimentime. Shumë thika pas shpine dhe tradhti. Kujdes duhet të tregojnë me shëndetin, pasi mund të kalojnë ndonjë operacion apo diçka tjetër. Mund të jenë në gjendje ankthi, por gjërat do të zgjidhen gradualisht. Duhet të kenë kujdes pasi mund të ketë pak errësirë lidhur me punën dhe iluzionet e kota. Mund të kenë një lidhje me xhelozi. Duhet të kenë kujdes miqësitë falso. Do të ketë udhëtime të largëta. Do kenë shumë mundësi që të ecin përpara gjatë muajit prill.
0 Comments: