Sezoni aktual nuk po rezulton bindës për Rodrygon.
Braziliani ka lënë për të dëshiruar me paraqitjet e tij dhe drejtuesit e Real Madridit janë skeptikë në lidhje me vijimësinë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Mungesa e vazhdimësisë dhe performancat jo në lartësinë e duhur natyrisht janë të patolerueshme duke qenë se flitet për ‘’ Galaktikët ‘’, ekip i cili lufton për të fituar tituj të rëndësishëm në çdo sezon.
Tashmë krerët e kryeqytetasve kanë nisur të planifikojnë të ardhmen pa ishi-n e Santosit, të cilët janë të gatshëm të vlerësojnë ofertat gjatë merkatos së verës.
Disa ekipe të elitës në kontinentin e vjetër kanë nisur ta analizojnë situatën e golashënuesit tek fituesit në fuqi të Champions Leagues dhe nga ky fakt do të tentojnë të përfitojnë spanjollët.
Ofertat për Rodrygo-n parashikohen tunduese për arsye të kontributit të dhënë ndër vite tek Real Madridi, i cili është kritikuar në kohët e fundit edhe nga tiforzeria e zjarrtë e kësaj skuadre.
14 gola dhe 9 asiste në 46 sfida numëron nxënësi i Carlo Ancelottit në sezonin aktual, i gjashti tek Real Madridi.
0 Comments: