Në një bashkëbisedim me banorët e njësisë nr.7 në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha, ftoi Kryeministrin Edi Rama në një debat mes tyre.
Por ai tha se Rama i shmanget debatit, pasi ka frikë nga vetja e tij.
Unë nuk kam dëshirë kurrë ta takoj atë njeri, por ua them këtu, e ftoj të dalim në debat para qytetarëve.
Lëri monologjet çdo mëngjes me zhaba, hardhucë dhe zhapinj dhe urdhëron zotëri të dalim si të kesh dëshirë, me gazetarë, pa gazetarë, me qytetarë, pa qytetarë, urdhëro të dalim të paraqesim programin tonë për qytetarin shqiptar dhe Shqipërinë.
Nuk vjen dot sepse tani ç’kuptova unë, ai ka frikë nga vetja e tij.
Sipas Berishës, Rama do ta bëjë fushatën elektorale një shaka banale, një parodi dhe diçka të pavlerë, në mënyrë që programin serioz që paraqet PD para qytetarëve, ta krahasojë me banalitetet e tij.
0 Comments: