MC Networking

Protestat në Serbi, Mustafa: Reagimi i Vuçiç-it, mashtrim i radhës. Studentët nuk aspirojnë të përfshihen në politikë

Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se protesta e mbrëmshme në Serbi ishte një leksion i madh për pushtetin e Vuçiçit, ku kërkohet ndryshimi i gjithë sistemit.

Sipas Mustafës, studentët nuk duan të përfshihen në politikë.

Mustafa i cilësoi mashtrime deklaratat e Presidentit serb pas protestës.

Nuk e besoj që studentët janë të interesuar të përfshihen në politike. Ata kanë mbajtur një balancë në udhëheqjen e protestave këto katër muaj, nuk kanë lejuar që opozita t’i bashkohet apo të përfitojë nga protestat e studentëve. Ata janë të interesuar për ndryshimin e sistemit politik ku do të ndihen të lirë vetë serbët. Kemi kujtuar që nga ky pushtet janë të nëpërkëmbur vetëm shqiptarët, por edhe serbët e Serbisë kanë qenë të shtypur.

Duke e njohur, padyshim që është një mashtrim në vazhdën e shumë mashtrimeve të tjera. Është i interesuar që studentët të tërhiqen, të shkojnë në fakultete.

Është e vështirë të imagjinohet që Vuçiçi të largohet nga skena politike, të tërhiqet nga funksioni i presidentit.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top