MC Networking

Zgjedhjet e 11 Majit, Kalemaj: Rama s’ka program, fushata e PD kthen fokusin te ekonomia e vendit

Politologu Ilir Kalemaj, i ftuar në MCN, ka analizuar zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke vlerësuar se përfaqësimi politik ka rënë që nga 2008, duke e kthyer Shqipërinë në një model politik ku përzgjedhja e kandidatëve nuk është gjithmonë e bazuar në merita.

Ai theksoi se, megjithëse nuk mund të pritej një rinovim i thellë intelektual në listat e partive, ka pak përfaqësim nga akademia dhe ka një lloj "djerreje" në këtë aspekt.

Kalemaj gjithashtu tha për primaret e Berishës, se ato nuk ishin një dëshirë personale e liderit, por një kërkesë për të shmangur akuza se lista u formua vetëm nga kryetari.

Në lidhje me fushatën dhe pritshmëritë për Partinë Demokratike, Kalemaj vlerësoi se, megjithëse Rama nuk ka një program konkret, mbështetja e tij si kryeministër i vendit i jep një avantazh.

Ai gjithashtu komentoi rreth rolit të këshilltarit Lacivita, duke theksuar se, edhe pse eksperienca e tij është e vlefshme, është e vështirë të përshtatet me rrethanat politike në Shqipëri.

Më tej, Kalemaj shtoi se arrestimi i Erion Veliajt është një faktor që mund të ndihmojë opozitën, duke e futur PD-në më shumë në lojë për zgjedhjet e ardhshme.

Intervista e plotë:

-Z.Kalemaj, një opinion për listat e partive politike për zgjedhjet e 11 majit. Në gjykimin tuaj, a është përzgjedhja e duhur e kandidatëve si në listat e mbyllura dhe ato të hapura?

Përsa i përket përfaqësimit, ai ka rënë që nga 2008 dhe jemi kthyer në një model politik ku përzgjedhja e kandidatëve nuk është gjithmonë e bazuar në merita. Nuk presim të kemi një plejadë .. nuk mund të pritej të vinte ajka e kulluar e të vinte në lista. Aty ka shumë pak intelektual që vjen nga akademia. Në këtë sens kemi një lloj djerrje.

-Pse Berisha sipas jush organizoi primaret dhe në fund pati skepticizëm mbi këtë proces. Prodhoi shumë pakënaqësi. A jemi përballë një fakti ku emrat u përcaktuan nga vet Berisha pa patur nevojën e primareve?

E para nuk mendoj që ishte teke e Berishës për të bërë primaret, por statusor. Nëse s’do bëheshin primaret do të thuhej që lista u vendos nga kryetari. Berisha këtë e kishte një kusht të panegociueshëm mbajtjen e primareve.

Nuk është se nuk u morën parasysh primaret, janë marrë... janë vendosur personat më të votuar në listën e mbyllur.

-Berisha ndërkohë ka akuzuar mazhorancën se në listat e saj kë element të përfshirë me krimin?

Natyrisht që në zgjedhjet e fundit ne pamë që krimi i organizuar impononte në renditjen e mbyllur të listave. Duke parë këtë kontekst, kjo është dhe arsyeja pse Rama rinovojë listat.

-Cilat janë pritshmëritë për këto zgjedhje për partinë demokratike?

Rama nuk është se ka patur ndonjë program 3 zgjedhjet e fundit, e vetmja gjë që ai po bënë nuk është ndonjë premtim konkret, ai bën premtime për Shqipërinë 2030 për të hyrë në BE dhe kjo përfshin dhe një mandat tjetër. Në këtë sens nuk mendoj që është çështje ballafaqimi programesh, por te PD mund të shohësh që është me një fushatë prezantimi për bujqësinë, ekonominë, problemet sociale. Ndërkohë Rama nuk ka një program, por nga fakti që është në pushtet e kthen atë në favorit.

- Këshilltari Lacivita po zhvillon sondazhe dhe PD thotë se menjëherë pas marrjes së këtyre rezultateve do të dilet jo vetëm me sloganin por edhe me një formulë të qartë për fushatën. Sa pritet ta ndihmojë PD kjo mënyrë organizimi?

Lacivita është një veteran i fushatave elektorale në SHBA. Është një person që është shumë i vlefshëm, por duke u përshtatur me rrethanat e këtushme nuk do të thotë që do të funksionojë këtu. Mendoj që deri tani është ecur mirë, por nuk e di sa i gjetur është slogani i Shqipërisë Madhështore. Gjithashtu ishte gjetja e 25 partive, sado që njëra u largua në fund. Nuk e di nëse mund t’ia japim si “meritë” Lacivitës.

-Në bindjen tuaj, sa e ndihmon në këto zgjedhje opozitën arresti I I Erion Veliajt?

Është një faktor ndihmues, pasi numri 2 është i arrestuar. Këto janë favore për PD dhe të gjitha këto së bashku e fusin PD në lojë, pavarësisht disa avantazheve. Dy muaj nuk janë pak dhe mund të ndodhin dhe befasira.

-Ndalemi pak më gjerësisht tek çështja Veliaj. Përpjekja e tij e fundit për të lënë qelinë dështoi ndërsa SPAK, bëri në gjykatë publike disa përgjime ku ai kërkonte ndërhyrjen në disa media të caktuara për ti bërë presion prokurorit dhe gjyqtarit të çështjes. Si e shihni fatin e Veliaj?

Veliaj nuk ka vetëm çështjen e Nesti Angonit, siç e dimë ka çështje të tjera siç është 5D, pavarësisht se ai nuk është një person nën hetim. Gjithashtu kemi dhe çështjen e inceneratorit. Lidhja Ndraghetës dhe Eco Tiranës.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top