Eksperti i sigurisë në Maqedoninë e Veriut, Bashkim Selmani përmes një lidhje Skype për MCN, tha se numri I viktimave në zjarrin që përfshiu klubin e natës ka shkuar në 60 dhe mosha e tyre është 14-25 vjeç.
Ndërkohë mes viktimave, sipas Selmanit është dhe një polic i cili ndodhej aty për patrullim duke qenë se ishin lajmëruar për përdorim të lëndëve narktoike.
Ai theksoi se pasiguria e objektit, mungesa e një daljeje emergjence dhe mosrespektimi i standardeve të sigurisë ishin faktorët kryesorë që çuan në këtë tragjedi. Selmani kritikoi ashpër institucionet publike për neglizhencën dhe moskryerjen e detyrave të tyre, duke theksuar se, nëse do të ishin marrë masa preventive, numri i viktimave mund të ishte shumë më i ulët.
“Mendohet se është pasiguria e objektit. Fatkeqësisht objekti në fjalë nuk ka patur dalje emergjence dhe kjo ka rrit numrin e viktimave dhe që aktualisht konfirmohen 60 viktima dhe mosha është 14-25 vjeç.
Në bazë të rrethanave të tjera çdo event që ka mbi 50 persona është e rëndësishme që të paralajmërohen organet e sigurisë.
Fatkeqësisht nuk ka qasje ende nëse ka patur siguri, pasi thuhet se kanë qenë mbi 1000 persona në objekt.
Institucionet publike duhet të kishin ..e gjithë kjo, unë shoh më shumë neglizhencë të institucioneve dhe nuk kanë kryer detyrat e tyre pasi ajo është ilegale. Aty shohim të mitur që kanë qenë pjesëmarrës dhe kjo nuk lejohet.
Tragjedi të tilla që kanë ndodhur në RMV, duhet të kishin funksionuar me nj-tj pasi po të kishin marrë masa preventive numri i viktimave do të ishte më i ulët.
Mendohet se mjetet piroteknike që janë përdorur duhet të ishin marrë me leje nga organet e punëve të brendshme që të japin një licencë.
Ministri i Punëve të Brendshme tha se kanë patur informacion paraprake se në club po përdoreshin lëndë narkotike, por sipas informacioneve të mia një polic i cili ndodhej në patrullën e dërguar për kontroll rezulton se ka mbetur i vdekur.”, tha Selmani.
0 Comments: