MC Networking

Shkon në 59 numri i viktimave në tragjedinë e Maqedonisë së Veriut

Ka shkuar në 59 numri i viktimave të zjarrit që përfshiu klubin e natës në në Maqedoninë e Veriut. Ngjarja sipas ministrisë së brendshme është regjistruar rreth orës 3 të mëngjesit  të kësaj të diele në klubin “Koçani Puls”, dhe si pasojë e flakëve mbeten rreth 155 persona të tjerë të plagosur.

Në këtë diskotekë ishin rreth 1500 të rinj, duke ndjekur një performancë nga grupi i famshëm maqedonas DNA.  

Sipas autoriteteve maqedonase zjarri dyshohet te ketë shpërthyer nga mjetet piroteknike që janë përdorur në koncert. Shkëndijat goditën tavanin, i cili ishte bërë nga një material që digjej shpejtë dhe kjo bëri që zjarri të përfshinte për pak sekonda të gjithë godinën. Më pas tymi i dendur mbyti disa nga viktimat dhe dogji të tjerët.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top