MC Networking

Sinodi i Shenjtë zgjedh kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse Shqiptare, Imzot Joan Pelushi (VIDEO)

Imzot Joan Pelushi është zgjedhur si kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, duke pasuar Kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos. Sinodi i Shenjtë e zgjodhi pas një periudhe më shumë se tri dekadash udhëheqjeje të Kishës nga Janullatos, që udhëhoqi dhe ringriti Kishën Ortodokse në Shqipëri pas periudhës së komunizmit dhe ateizmit. Kambanat në Kishën Ortodokse ranë për të njoftuar këtë ngjarje të rëndësishme.

Zgjedhja e Kryepeshkopit të ri erdhi pas një Liturgie Hyjnore, ku besimtarët u lutën që anëtarët e Sinodit të merrnin vendimin e duhur për të zgjedhur një udhëheqës të denjë për Kishën. Ky moment përkon gjithashtu me Ditën e Dytë të Kreshmës.

Ceremonia e fronëzimit do të mbahet më 29 mars, një ngjarje e madhe që do të shënojë hyrjen zyrtare të Kryepeshkopit të ri në detyrë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top